Site icon Prishtinapress

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që teatri i qytetit të Vushtrrisë të mbaj emrin e aktorit Adem Mikullovci

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Vushtrri ka kërkuar që të futet në rend dite për seancën e radhës së Kuvendit komunal të kësaj komune, ndryshimi i emërtimit të Teatrit të Qytetit – Vushtrri, në Teatri “Adem Mikullovci” – Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë kërkesë Lëvizja Vetëvendosje e ka bazuar në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e poashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë.

Ky është njoftimi i plotë i LVV, Qendra Vushtrri:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Vushtrri, nëpërmjet Grupit Kuvendar të saj, ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit Komunal Vushtrri, kërkesën për futje në rend të ditës në seancën e radhës, propozimin për ndryshimin e emërtimit të Teatrit të Qytetit – Vushtrri, në Teatri “Adem Mikullovci” – Vushtrri.

Arsyetimin e bazojmë në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e poashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë.

Mbesim me shpresë që propozimi ynë të gjej mbështetje të gjerë edhe nga Grupet Kuvendare të subjekteve të tjera politike në Kuvendin Komunal Vushtrri.

Exit mobile version