Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, të shtunën realizuan vizitë në pjesën kufitare me Maqedoninë, ku vitin që vjen pritet të vazhdohet projekti i mbetur për lidhjen e dy shteteve tona.
Postimi i plotë i ministrit Pal Lekaj:
Një e shtune e këndshme në bukuritë natyrore të pjesës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Vitin e ardhshëm fillojmë asfaltimin edhe të 7 kilometrave të mbetura të këtij korridori lidhës me shtetet fqinje. Kjo rrugë përveç se lidh shtetet, është shumë e nevojshme edhe për banorët e Dragashit dhe vendeve afër, për shfrytëzim të kullosave nga blegtorët e shumtë që ka kjo pjesë e vendit tonë.