Site icon Prishtinapress

Lekaj uron Pashkët, para Zotit të gjithë jemi të barabartë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Pashkët.

Lekaj ka uruar pa dallim feje duke thënë se kjo festë është thirrje e sinonim për paqe e solidarizim ndër njerëzor.

Ministri Lekaj ka shtuar gjithashtu se para Zotit  jemi të gjithë njerëz të barabartë dhe duhet ta konsiderojmë njëri-tjetrin.

Ky është urimi i plotë:

Vëllezër dhe motra shqiptare, katolikë e mysliman, për të gjithë pa dallim, urime festa e pashkëve. Për shumë mote gëzuar për festën që është thirrje e sinonim për paqe e solidarizim ndër njerëzor.

Jo vetëm në këto ditë feste, por në secilin moment duhet të jetojmë e veprojmë pa ndarje në baza racore, fetare apo të tjera. Para zotit jemi të gjithë njerëz të barabartë dhe ashtu duhet ta konsiderojmë njëri – tjetrin.

Ne vërtetë kemi bajram e pashkë, por për interesin e Kosovës duhet të jemi gjithnjë bashkë.

Urime e me shëndet PASHKËT!

Exit mobile version