9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj letër Thaçit e Mustafës për rastin Haradinaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i është drejtuar me një letër të hapur, Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës.

Ai në letrën e tij ju referohet si “pashallarë” Mustafës e Thaçit, duke theksuar se po bëhet një muaj që kur shteti francez ka ndaluar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj ka pyetur presidentin dhe kryeministrin se përse nuk kanë reaguar si udhëheqës të shtetit të Kosovës.

“Përveç disa deklarimeve (të dobëta, e për më tepër qesharake) në facebook, a keni provuar të vendosni kontakte direket më homologët e juaj Francez, Presidentin, Fransua Hollande dhe Kryeministrin, Bernard Cazeneuve për t’ua shpjeguar atyre situatën reale për rastin e ndalimit të z.Haradinaj, për t’iu treguar pse ekzistojnë ato fletëarreste ende në Interpol?”, shkruan Lekaj në letrën e tij.

Më poshtë letra e plotë pa ndërhyrje:

Letër e hapur drejtuar,

Presidentit të Kosovës, Z.Hashim Thaçi

Kryeministrit të Kosovës, Z.Isa Mustafa

Siç mund të jeni në dijeni (ju dy “pashallarë”) tashmë po bëhet muaji që nga koha kur padrejtësisht shteti francez (bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004) e ka ndaluar një qytetarë të Kosovës, një ish-kryeministër të vendit, një politikan që çdo ditë të tij e ka harxhuar dhe edhe sot e harxhon duke u angazhuar për

Kosovën, një lider të një partie me ndikim në proceset e vendit dhe jo vetëm.

Ajo çka dëshirojë t’iu them dhe t’iu pyes juve të lartcekurve, përmes kësaj letre, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, është një brengë e mos-reagimit tuaj si udhëheqës të shtetit të Kosovës.

Heshtja juaj përballë një situate të dyshimtë, përballë një njeriu që është i pastër si loti, siç është z.Haradinaj që me dinjitet e ka mbrojtur Kosovën dhe të drejtën e saj për liri e pavarësi, sa herë që i është kërkuar, edhe atë nga sistemi me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, është shenjë se ju, ose jeni të paaftë të bëni atë çka është e nevojshme, siç veprojnë të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, kur cenohet e drejta për të lëvizur për qytetarët e tyre, ose në një mënyrë jeni pajtuar, që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj të vazhdojë të mbetet edhe me tutje në Francë, e të mos ketë mundësi të jetë në Kosovë, afër familjes, qytetarëve dhe shtetit të vet, për të cilin në çdo çast angazhohet që të jetë i fortë, i zhvilluar dhe i pa nënshtruar.

Pak para dhe pas ndalimit të z.Haradinaj, rasti me ndërtimin e murit në veri të vendit (për të cilin Ramushi ka reaguar fortë dhe qëndrueshëm duke shkuar edhe në vendin e ngjarjes) dhe “invadimi” i Serbisë në drejtim të Kosovës përmes një treni rus, me mbishkrime totalisht luftënxitëse, po ashtu edhe kërcënimet e Presidentit të Serbisë me luftë kundër Kosovës, apo shpalljes në mënyrë të njëananshme të AKS-së, sipas ligjeve të Serbisë, për të cilën ju nuk reaguat.

Kur i kemi parasysh këto dhe disa zhvillime të tjera, krejt logjikshëm lindin disa pyetje të cilat dëshiroj t’ua parashtrojë këtu:

Përveç disa deklarimeve (të dobëta, e për më tepër qesharake) në facebook, a keni provuar të vendosni kontakte direket më homologët e juaj Francez, Presidentin, Fransua Hollande dhe Kryeministrin, Bernard Cazeneuve për t’ua shpjeguar atyre situatën reale për rastin e ndalimit të z.Haradinaj, për t’iu treguar pse ekzistojnë ato fletëarreste ende në Interpol? E për t’u bërë realistë e për t’i thënë që ne për vete kemi arritur t’i hjekim disa emra (edhe pse është bërë në mënyrë selektive edhe ai veprim), se ndoshta sipas jush (kjo vlen për ju “President”) mjafton që emrin tëndë dhe të disa kolegëve të ngushtë i keni larguar.

Nëse nuk keni biseduar me homologët tuaj Francez, pse nuk e keni bërë një gjë të tillë?

Si me marrë ne ketë mos veprim tuajin direkt me homologët tuaj?

Pajtim, apo pafuqi, nëse jeni pajtuar, pse jeni pajtuar që z.Haradinaj të vazhdoj të jetë i ndaluar?

Nëse jeni të pafuqishëm, pse vazhdoni të qëndroni në ato pozita kur nuk jeni në gjendje të mbroni qytetarët tuaj?

Apo ndoshta keni kontaktuar me të njëjtit, por ne nuk kemi informacione?

Nëse është se keni biseduar me ta, a mund ta dijë opinioni çfarë ju kanë thënë homologët tuaj francez?

Është e pakuptueshme, por më shumë e pafalshme se si (nuk)po veproni.

Në kohën kur do të duhej t’i bëhej e qartë Serbisë, që nuk ka tavolinë bisedimesh pa i pastruar listat e Interpolit (një nga shumë kushtet tjera) nga fletëarrestet politike që i ka lëshuar vetë, e duke i “harruar” ato që na i bënë para pakë ditëve, se ato që Serbia na i ka bërë gjatë luftës as që keni mendje për t’i kujtuar e gjuhë për t’i biseduar, ju më shumë qejf e pa aspak keqardhje u “përqafuat”, e u “darkuat” dhe ua zgjatët dorën e pajtimit e të nënshtrimit, homologëve serb.

Ajo çka sot jeni duke (mos)vepruar, me shumë se shpëtim është vetkurthërim për Kosovën, me detyrat që po i merrni përsipër. Sjellja juaj prej vasali e humbja e kohës në Facebook duke mbrojtur njëri tjetrin e Serbinë dhe duke sulmuar qytetarët, opozitën, e duke tentuar t’i mbani të izoluar kundërshtarët politik, e ndërsa qe problemet vazhdojnë të grumbullohen, nënkupton që situata po bëhet çdo ditë e me shpërthyese.

E dikur do të behët vonë, s’do të keni ”ujë për të shuar shpërthimin”!
Prishtinë,
27, janar 2017

Pal Lekaj – Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetar i AAK-së (sic.)

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles