Site icon Prishtinapress

Lekaj konfirmon: Rruga Kaçanik-Han i Elezit hapet nesër

Nesër do të hapet rruga Kaçanik-Han i Elezit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj ka bërë të ditur se kjo rrugë do të hapet nesër në orën 09:00.

Kujtojmë se pikërisht në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ndodhi aksidenti i 28 prillit, ku humbën jetën dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi.

Kjo rrugë ishte mbyllur para pothuajse një muaji, për shkak se terreni kishte rrëshqitje dheu dhe ishte rrezik për qytetarët.

Exit mobile version