13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit nuk ka qenë premtim elektoral, ajo do të ndodhë

Ministri në Detyrë i Infrastrukturës i Qeverisë së Republikës së Kosovës Pal Lekaj ka deklaruar se Autostrada e dukagjinit nuk ka qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj, porse ajo do të ndodhë pavarësisht ndryshimeve në qeveri. Deklaratën ministri në detyrë Lekaj, e ka dhënë për ‘RADIO 1’.

“Projekti i Autostradës së dukagjinit nuk qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj. Ky projekt edhe sot faqebardhë ju them se do të ndodhë. Ky projekt është gjigand në të mirë nacionale dhe ndërshtetërore dhe normalisht që drejtpërdrejt ndikon në jetën e 650 mijë qytetarëve të asaj zone të Kosovës.”-deklaron Lekaj.

Ministri Lekaj më tutje ka shtuar se projeksioni dhe obligimet nga ministrore dhe qeveritare janë kryer si dhe ka treguar për shumën e zotuar dhe planifikuar të fazës së parë.

“Janë 70 milion euro të planifikuara për vitin e ardhshëm për Autosradën e dukagjinit. Nga ana ministrore dhe qeveritare çështja ka hyrë në binar. Gjithëçka ka ndodhur me miratimin e legjislaturës së gjashtë, tani i mbetet Kuvendit të ri të vazhdojë me procedim të mëtejmë. Ajo që u siguroi edhe njëherë, autostrada e dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve të pas 6 Tetorit.”-përfundoi Lekaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles