Site icon Prishtinapress

LDK pas mbledhjes së kryesisë: Jemi zgjedhja më e mirë, do të dalim fitues

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka lëshuar një njoftim për media pas takimit të Kryesisë që është mbajtur sot në selinë qendrore te “Qafa” në Prishtinë. Në këtë njoftim LDK shkruan se ata janë zgjedhja më e mirë dhe se do të dalin fitues.

Sipas njoftimi që ka lëshuar LDK, thuhet se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe se janë alternativa më e mirë në zgjedhje.

“Sot, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Po ashtu janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese”, shkruhet në faqen zyrtare të LDK’së në Faceboook.

Më poshtë njoftimi i plotë i tyre:

Sot, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Po ashtu janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese.

Exit mobile version