Site icon Prishtinapress

“LDK kundërshton qëndrimin personal të Thaçit për dhe rreth kufijve”

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se LDK kundërshton qëndrimin personal të presidentit Hashim Thaçi për dhe rreth kufijve.

“I tillë ishte edhe qëndrimi i tij në Alpbach të Austrisë, mendim personal, i paautorizuar dhe i mandatar nga askush. AI nuk ka mandat kushtetues, nuk ka mbështetjen e askujt, të asnjë partie politike, asnjë institucioni shtetëror të Kosovës, për deklaratat dhe veprimet e tij kundërshtetërore”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij Thaçi herët apo vonë duhet të jap përgjegjësi për këtë.

“Ia bëjmë me dije edhe një herë se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, ne kemi shtetin tonë në kufijtë e saj shtetëror, kemi Kushtetutën tonë. Kosova nuk është pronë private e tij, me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës nuk mund të luaj  askush, kush e bënë këtë i tradhton interesat e vendit dhe për këtë duhet dhënë llogari. Interesat dhe sikletet personale të askujt nuk mund të barazohen me interesat e vendit. LDK vazhdon të mbetet kundërshtuese ndaj gjithë kësaj aventure të rrezikshme të tij. Ne si subjekti më i madh politik i vendit, do të pengojmë çdo deklaratë apo marrëveshje që është në dëm të  vendit. Ia bëjmë me dije z.Thaçi se i ka hy një pune që nuk do t’i dalë në krye, sepse interesi i vendit, vullneti i qytetarëve është e kundërta e asaj çka ai po  bënë”, ka shtuar Beqiri.

Exit mobile version