15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

LDK jep sinjale pozitive për ftesën e PDK-së, Veliu ka një porosi!

Tryeza e radhës e partive politike do të mbahet me 8 maj ( e martë) për të diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë. Pas të parës që u thirr nga Lidhja Demokratike, tani është Partia Demokratike e Kosovës ajo e cila ka thirrur të gjithë krerët e subjekteve politike për t’u mbledhur në një tryezë për të biseduar.

Partia e Isa Mustafes do t’i përgjigjet me “Po” ftesës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se qysh në tryezën e parë janë dakorduar që atë të radhës ta thërret subjekti i Veselit.  Sipas tij, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në tryezën e kaluar janë dakorduar për këtë çështje.

“Do të diskutojmë për çështjet që janë aktuale dhe problematike për Kosovën edhe do të bëjmë përpjekje me gjet një gatishmëri një konsensus nëse eventualisht nuk gjejmë ndonjë konsensus për tejkalimin e disa çështjeve që ne i kem vlerësuar se janë si tema të mëdha për Kosovën atëherë subjektet politike e kanë të drejtën me u marrë edhe me çështjet tjera”, është shprehur Veliu.

Më tej, ai ka folur edhe rreth çështjes se a mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në vend. Veliu beson se kjo mund të ndodhë pasi që sipas tij, koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në parlament.

“Nuk është në mundësinë e atyre se a pajtohen a s’pajtohen. Mirëpo, definitivisht vendi është në një krizë institucionale sepse ata nuk e kanë një shumicë parlamentare ata nuk i kanë votat edhe sigurisht subjektet politike duhet me diskutu edhe këtë çështje seriozisht”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, në tryezën që do të mbahet të martën e ardhshme i pari i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës; Reformën Zgjedhore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles