24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja, rrahje me karrige e grushte mes meshkujve e femrave në Vushtrri

Lufta për pushtet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po përfundon me karrige e rrahje verbale. Procesi i brendshëm zgjedhor brenda kësaj partie shënoi një numër skandalesh e incidentesh në degë të ndryshme.

Të dielën që lamë pas në nëndegën “Dardania” të Komunës së Vushtrrisë, u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të qetësuar gjendjen që u krijua. Derisa u tha se në këtë rrahje me objekte të ndryshme shkollore, u përfshinë dy grupe, grupi i kryetarit të degës së LDK-së, Hysni Gërgurit dhe atij të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ndërsa ky i fundit përmes një reagimi mohoi të jetë i përfshirë në çfarëdo forme në këtë incident. Ku çdo gjë e quajti si tendencioze nga kundërshtarët që e duan dobësimin e LDK-së në këtë komunë.

Por, Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga kjo rrahje, ku u përfshinë edhe femrat, të cilat shihen me karrige, ku pamje të tilla të ngjasojnë me skenat e filmave aksion. Ndërsa pjesë e kësaj lufte është edhe Agron Përquku, anëtar i Kuvendit Komunal.

Ndryshe, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për Indeksonline mbrëmë nuk e mohoi që nuk do të jetë kandidat për të parin e degës së LDK-së në Komunën e Vushtrrisë, teksa tha se Hysni Gërguri do ta udhëheq këtë parti në këtë qytet edhe për vitet pasuese./Indeksonline/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles