8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK, AAK, e Nisma mirëpresin vendimin e Kushtetueses, Vetëvendosje e quan skandaloz

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Thaçit për mandatarin Avdullah Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim e kanë quajtur skandaloz.

Gjykata Kushtetuese ka marrë mbrëmë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë pa shkuar vendi në zgjedhje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk ka humbur.

“Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, tha ai.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që është edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se protestat nuk mund të cenojnë rendin kushtetues.

Sipas tij, një vendim i tillë i Kushtetueses ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën.

“Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ky vendim duhet të respektohet pasi është institucioni i instancës së fundit që respekton kushtetutën.

Ndërkaq, edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Limaj ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese…Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj në  Facebook.

Ndërkaq, për Vetëvendosjen në aktgjykim i tillë i Kushtetueses është skandaloz dhe sipas tyre nuk kanë më kuptim as zgjedhjet as demokracia derisa një grup i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese e përmbysin rendin kushtetues

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku thotë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

“Jo vetëm që është skandaloz ky njoftim, por edhe tejkalon edhe frymën e Kushtetutës së Kosovës në tërësi. Kushtetuesja nuk ka bërë interpretim por ka krijuar diaspozita të reja lidhur me afatet dhe kompetencat e Presidentit të Kosovës. Po e përsëris. Me një fjalë është skandaloz!”.

Çeku në RTV Dukagjini tha mbrëmë se në momentin më të shkurtër që të del vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të merret vendim si do të shkohet më tutje, përcjell Telegrafi.

“Por ne do të vazhdojmë të angazhohemi për zgjedhje të reja në afatin më të shkurt të mundshëm pasi këtë e kemi thënë nga momenti i kalimit të mocionit të mosbesimit”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën i jep të drejtë Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë, ka reaguar edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur vendimin e GjK-së, si skandaloze.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë Haxhiu në RTV Dukagjini ka thënë se gjyqtarët e Kushtetueses kanë bërë një gabim historik që do t’i kushtojë shumë Kosovës. “Vendime të tilla janë të papranueshme për Vetëvendosjen dhe sigurisht se do të ketë rezistencë qytetare kundër këtyre vendimeve që duan të ruajnë pazaret e Hashim Thaçit”.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë thotë se me këtë veprim Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një goditje të fortë Kosovës.

“Nuk kanë më kuptim as zgjedhjet as demokracia derisa një grup i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese e përmbysin rendin kushtetues”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles