19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Latif Merovci në krye të AKI-së

Zëvendësdrejtori i deritashëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci, do të jetë përkohësisht në krye të këtij agjencioni pas dorëheqjes së Agron Selimajt.

“Zëvendësdrejtori i AKI-së përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë mungesës apo paaftësisë të drejtorit. Në rast të paaftësisë të përhershme, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të KIA-s emërohet në mënyrë formale”, thotë pika e 6-të e nenit të 6 të të Ligjit për AKI-në, që përcakton kompetencat e zëvendësdrejtorit.

Latif Merovci është emëruar Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në Shkurt 2015, nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Në të njëjtën kohë kur në pozitë kishte ardhur edhe Agron Selimaj si shef i AKI’së.

Merovci ka ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës. Ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës, ndërsa fakultetin në fushën e Bankave dhe Financave në të njëjtin Universitet.

I specializuar në fushën e Inteligjencës, Luftimin e Terrorizmit, Luftimin e Pastrimit të Parave, Hetimeve, Hetimeve Financiare, etj.

Nga viti 2013 deri më 2015 ka qenë i angazhuar si Asistent në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2009 deri 2013 ka qenë i emëruar në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese. Pesë vitet e fundit ka qenë Drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e Nënkolonelit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles