Site icon Prishtinapress

Lamtumirë Wenger, Xhaka e Mustafi bëhen me trajner të ri (FOTO)

Përfaqësuesit e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se kanë nisur diskutimet me Arsenalin për zëvendësim të Arsene Wengerit.

49-vjeçari, sipas “The Sun”, nuk po ndihet mirë në Serie A dhe ka kërkuar largimin.

Ai thuhet se ka pasur probleme edhe me lojtarët pasi kishte reaguar ashpër ndaj tyre pas humbjes në SuperKupën e Italisë nga Milani.

Së fundmi ai ofendoi gjyqtarin gjatë ndeshjes me Fiorentinën, të cilën Juve e humbi 2 me 1, por në fund arriti t’i shpëtonte dënimit nga Federata.

Megjithatë, drejtorët e Juves nuk menduan njëjtë si federata dhe kanë kërkuar nga ai të nisë negociatat për largim.

Kontrata e Wengerit te Arsenali skadon gjatë verës dhe akoma nuk ka pasur ndonjë konfirmim a do të vazhdohet apo jo.

Exit mobile version