
Që nga transferimi i tij te Manchester United nga Arsenali, Alexis Sanchez ka dështuar ta tregojë vetën.
Ole Gunnar Solskjaer me shumë gjasë do të jetë trajner i ‘Djajve të Kuq’ edhe për sezonin e ri, ndërsa kiliani do të shitet në verë, përcjell prishtinapress.eu
Sanchez është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, andaj Manchester United i do 40 milionë euro nga shitja e tij.
Kiliani me shumë gjasë do të pajtohet të rikthehet në Serie A, aty ku Milan dhe Inter i duan shërbimet e tij.