9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi i madh për Drenicën, Bekim Jashari synon ta bëj realitet këtë projekt gjigant

“Penda e Kuçicës”, një projekt që ishte iniciuar në kohën kur me Komunën e Skenderajt ka qeverisur Ramadan Gashi, mund të bëhet realitet gjatë mandatit të kryetarit të ri të Skenderajt Bekim Jasharit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

 Ky ka riaktualizuar projektin e madh, me të cilin do të sigurohet ujë i pijshëm jo vetëm për banorët e komunës së Skenderajt, por edhe të Drenasit e madje edhe të disa fshatrave të Istogut.

Gjithashtu, pjesë e këtij projekti janë edhe qendrat rekreative-sportive, si dhe një hidrocentral që do të prodhojë 4 megavate energji elektrike.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i tha “Zërit” të dielën se ka marrë një raport të studimit të fizibilitetit, si dhe të qëndrueshmërisë së tokës ku do të ndërtohet penda, sipas të cilit projekti mund të realizohet pa pengesa.

Qeveria e Kosovës, sipas burimeve të gazetës, kishte ndarë 200 mijë euro për studimin e fizibilitetit, të cilin e ka kryer një kompani nga Prishtina.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se ky projekt ka hyrë në projektet parësore të Qeverisë së Kosovës dhe është pjesë e projekteve që janë dërguar në BERZH-i në Londër për miratim.

“Është një projekt që ka një kosto prej rreth 30 milionë eurosh, ashtu siç më ka dalë mua, ndonëse këta që e kanë kryer studimin e fizibilitetit kanë shkuar në vlerësim deri në 60 milionë euro. Projekti ka hyrë tashmë në mesin e projekteve që Qeveria e Kosovës synon t’i realizojë, ndërsa presim me shumë shpresë se do të ketë edhe donatorë të tjerë që do të mundë të investojmë në këtë projekt madhor dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës sonë”, tha Jashari, të dielën.

Lexo tjetër  E tmerrshme :Vret pesë anëtarët e familjes dhe më pas veten

“Penda e Kuçicës”, sipas ideatorëve të projektit, do të ndërtohet në vendin e quajtur “Kërshi i Dubeçakut” dhe shtrihet në komunën e Skenderajt dhe të Zubin Potokut.

Parashikohet që gjerësia e pendës (liqenit) të jetë 200 metra, gjatësia 5 kilometra dhe thellësia 3 metra. Sipas projektit në liqenin që do të krijohet në Kuçicë do të mblidhen 25 milionë metra kub ujë, ndërsa mbushja e tij do të zgjasë të paktën 3 deri në 4 vjet.

Kostoja e projektit, siç ishte precizuar është 25 milionë euro, ndonëse tani janë bërë ndryshime dhe kostoja e projektit mund të jetë edhe më e lartë dhe të shkojë deri në 30 milionë euro.

Gjatë realizimit të projektit nuk do të preket asnjë shtëpi e banorëve të Kuçicës, përveç të livadheve që gjenden në mes të dyja bjeshkëve, ku do të bëhet diga për ta ndalur ujin e lumit Klina, i cili buron në Stërmc të Epërm të Zubin Potokut.

Në pjesën ku do të ndërtohet qendra rekreative-sportive, sipas projektit janë parashikuar edhe objekte të karakterit hotelier.

Në vitin 2006 përfaqësues të një konsorciumi austriak  kishin ardhur në Kuçicë me qëllimin që ta analizojnë gjithë hapësirën dhe të bisedojnë me autoritetet komunale të Skenderajt dhe me ato qendrore në Prishtinë për zbatimin e projektit.

Por e tëra kishte mbetur vetëm një tentim për të bërë diçka dhe projekti, ndonëse i iniciuar para më shumë se 12 vjetësh ishte harruar krejtësisht dhe më nuk ishte aktual as në asnjërin nga tria mandatet e qeverisjes së Sami Lushtakut me Komunën e Skenderajt.

E në kohën kur me Skenderajn ka qeverisur Ramadan Gashi projekti i “Pendës së Kuçicës” i iniciuar nga qeveria e tij komunale nuk kishte gjetur mbështetje financiare te Qeveria e Kosovës.

Lexo tjetër  Dhurata Hoxha merr mbështetjen e homologëve të Evropës qendrore

Deri atëherë të gjitha qeveritë kishin anashkaluar komunën e Skenderajt dhe sa për ilustrim, në vitin 2007 buxheti që i është ndarë Komunës së Skenderajt për projekte kapitale ka qenë vetëm 50 mijë euro, ndërsa me ardhjen në pushtet të Hashim Thaçit dhe të Sami Lushtakut në krye të Skenderajt Qeveria e Kosovës ka investuar në komunën e Skenderajt në projekte të ndryshme mbi 80 milionë euro.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se synon t’i realizojë projektet që i kontribuojnë drejtpërdrejt përmirësimit të jetës së qytetarëve e projekti i “Pendës së Kuçicës” është më kryesori dhe më i rëndësishmi.

“Ky projekt ka rëndësi të madhe për qytetarët e komunës sonë, sepse përveçqë siguron ujë të mjaftueshëm për pije, për ujitje të tokave, do të krijohen edhe vende të punës. Pjesa rekreative-sportive e projektit është diçka e veçantë që do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në komunën tonë”, tha kryetari Jashari.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles