16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

LAJMI I FUNDIT: Babai me dy djemtë vdiqën në aksidentin tragjik në Zhur të Prizrenit

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona të vdekur. Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë se bëhet fjalë për tri viktima meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai me dy djemtë e tij që janë gjithashtu nga fshati Zhur. Mësohet se djemtë janë të moshës së re, njëri 24 vjeç e tjetri 22. Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e viktimave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin. Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjkes, është konstatu që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”, tha Shala të shtunën për Express.

Ndërkohë, Express merret vesh se jetën e humbën tre meshkuj, konkretisht babai me dy djemt e tij.

“Dyshohet se aksidentin e kanë shkaktuar viktimat, ska asnjë të arrestuar”, tha ky burim.

Ndryshe, aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se për shkak të një aksidenti mes një kamioni që po pastronte rrugën dhe një veture kanë humbur jetën tre persona.

“Po e konfirmoj se gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një automjeti kanë humbur jetën tre persona. Hetuesit po kryejnë hetime.”, ka thënë Gashi për Express.

Gashi thotë se ekipi mjekësor ka konstatuar se tre personat kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, për shkak të vështirësimit të qarkullimit në rrugë Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, thuhet në apelin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles