“Lajmërohet” shqiptari nga Amerika që premtoi 50 milionë euro për Kosovën nëse zgjedhet kryeministër Albin Kurti

0
88

Shqiptari nga Amerika, i cili është menaxher i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, që kishte dalë hapur për të mbështetur Albin Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Gjonbalaj i cili kishte premtuar se do të ndihmonte ekonominë e Kosovës me 50 milionë euro, nëse Albin Kurti fiton këto zgjedhje dhe premton drejtësi e sundim të ligjit, ka thënë se një kapitull i ri po hapet për të dhe për Kosovën.

“Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht”, shkruan Gjonbalaj në Facebook.

Ndërsa në një video postuar po ashtu në këtë rrjet social, ai ishte deklaruar se nuk është i vetmi shqiptar në Amerikë që do të investonte një shumë të madhe parash në Kosovë.

Sipas tij, ka edhe profesionistë të tjerë që do ta bënin veprimin e njëjtë si ai, por që në urimin për zgjedhjen e Qeverisë Kurti, ai nuk e ka bërë të ditur nëse do ta mbajë apo jo premtimin e dhënë. /Telegrafi/