18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Lajmërohet Adem Grabovci: S’po e besoj që është e vërtetë!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto” ku të përfshirë janë shumica zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ish-deputeti i Kuvendit, Adem Grabovci, i cili ishte protagonist i përgjimeve të publikuara në media, ka folur rreth këtij veprimi të organeve të drejtësisë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka theksuar se për ngritjen e aktakuzës është njoftuar përmes mediave.  Megjithatë, Grabovci është shprehur i bindur se s’ka asnjë element të veprës që mund të ngritët aktakuzë.

“…këta që e kam parë nëpër media unë besojë më shumë se është një spekulim sesa e vërtetë. Këtë e them edhe për një arsye shumë të fort dhe ligjore sepse së pari duhet të njoftohem unë ose avokati im dhe pastaj mediat.  Publikimin që është bërë pa u informu fare ende s’po mundem të besojë se prokurori ka ndërmarrë një hap të tillë sepse vlerësoj se në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore që me u ndërmarrë një hap i tillë, por prapë po shpresoj se është një spekulim gazetaresk”, është shprehur ai.

Më tej, Grabovci këmbëngul se organet e drejtësisë është dashur që të informojnë gjithë personat e këtij rasti e pastaj të ndërmerren veprimet tjera.

“Unë kam kërkuar prokurores po e them sot edhe në të ardhmen sepse deri më tash kam hesht por unë do t’i tregoj gjitha provat dhe fjalën time do ta dëgjojë çdo qytetar i Replikës së Kosovës dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha të drejtat e mia ligjore për ta mbrojë të vërtetën dhe për ta luftuar spekulimin dhe manipulimin që po bëhet. Ndihem tërësisht i pafajshëm”, është shprehur ish-deputeti i PDK-së.

Ndryshe, në rasti “Pronto”  janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretar të përgjithshëm Ilhami Gashi dhe Xh.D., ish zëvendësministër Fatmir Shurdha, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajaziti.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles