7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajmëroheni menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë po e vazhdon bashkëpunimin me qytetarë për gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia.

Kësaj radhe, përmes një komunikate, PK-ja thotë se bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, dhe dega Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkon që të gjendet Nderim (Emrush) Haklaj, i lindur me 29.12.1986 në Deçan.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Zjarrvënie’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles