12.4 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i mirë për “Grupin e Kumanovës”: Avokati i De Niros do të mbrojë Valdet Zekajn (Foto)

Avokat i aktorit të famshëm amerikan Robert De Niro, do të mbrojë ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar më 2015 në Kumanovë, Valdet Zekajn nga Peja.

Se avokat i angazhuar në këtë rast do të jetë Tom Harvey, këtë lajm e konfirmon për Telegrafin, vëllai i Valdetit, Ardet Zekaj.

Sipas tij, kjo u bë pas angazhimit të mikut familjar, Elvir Muriqi.

“Falënderoj lobin shqiptar për kontributin e dhënë”, thotë ai.

Harvey është avokat i shumë personaliteteve publike në SHBA. Ndërkaq, emërimi i i tij do të jetë mbështetje e madhe për pafajësinë e Zekajt e njëherësh edhe të tjerëve nga ajo që njihet si “Grupi i Kumanovës”.

 Tom Harvey (majtas) dhe Ardet Zekaj

 Elvir Muriq, Tom Harvey dhe Ardet Zekaj (nga e majta në të djathtë)

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles