Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha do të mungoj kundër Lituanisë.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Dardi ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe nuk mund të paraqitet në ndeshjen e së hënës kundër Lituanisë.
“Berisha është lënduar të premten në takimin përballë Polonisë dhe do të kthehet në Ceki për të vazhduar rehabilitimin pranë klubit të tij, Nymburg”, shkruhet në njoftimin e FBK-së.
Ndeshja mes Lituanisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 18 e 30.