Përfaqësuesi Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka pasur një bashkëbisedim virtual me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi të cilit i është referuar si numri dy i qeverisë por pa e përmendur Kosovën për të cilën ka pasur kritika të shumta nga komentuesit në Twitter.
Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë kritikuar Lajçakun pse nuk e përmendi qeverinë e Kosovës pjesë e së cilës është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Atij i ka reaguar me ironi edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, duke shkruar se me siguri Lajçaku nuk po e përmend Kosovën për të shtyrë njerëzit të hulumtojnë se i cilit shtet është zëvendëskryeministri Bislimi.
I think the idea here is to generate some curiosity and have people google DPM Bislimi 🤦♀️
K O S O V O 🇽🇰 https://t.co/QvpBDDCKhT— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) April 15, 2021
Diplomatit sllovak i është thënë se nuk mund të pretendojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk e përmend shtetin e Kosovës në postimet e tij.
Emisari i BE-së, ka shkruar në Twitter se ka pasur një bashkëbisedim me Besnik Bislimin dhe është pajtuar që të bisedojnë sërish së shpejti.
Had a very useful first videoconference with Besnik Bislimi, Deputy Prime Minister for European Integration, Development and Dialogue today. We agreed to continue our conversation soon. pic.twitter.com/HX0FAwUC8p
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 15, 2021
Besnik Bislimi është ngarkuar nga kryeministri Albin Kurti që të merret edhe me punën e dialogut me Serbinë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të rifillojë por ende nuk ka një datë apo muaj të saktë se kur palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.