Site icon Prishtinapress

Lajçak beson se në mandatin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit përmbyllet çështja e dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pyetur sot nga mediat për hartën në zyrën e tij për të cilën u diskutua se Kosova ishte shfaqur si pjesë e Serbisë, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka thënë se tashmë është sqaruar për këtë temë, e se ajo hartë ka qenë zyrtare e BE-së.

I njëjti thotë se kjo çështje ka shkaktuar reaksion emocional në Kosovë.

“Për çështjen e hartës besoj që e kam sqaruar deri më tani, zyrtari i BE-së mund të përdorë vetëm hartat zyrtare, kjo është harta zyrtare që na kanë dhënë. Kjo ka kërkuar një reaksion emocional, do të ishte shumë joprofesionale nëse do të kisha vendosur harta të tjera”, tha ai.

Emisari i BE-së ka thënë se beson se çështja e dialogut do të përfundojë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Kjo është dëshmi që kemi nevojë për dialog. Do të jetë harta e njejtë në fund të dialogut. Po besoj se mund të përfundojmë këtë proces gjatë mandatit të z.Kurtit dhe znj.Osmani”, tha i njëjti.

Exit mobile version