9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky pritet të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë gati emirin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Siç ka mësuar ATV nga burimet brenda kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj është emri që është diskutuar të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Zogaj aktualisht është anëtar i kryesisë së LDK-së dhe ka qenë ish-shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut në Qeverinë “Kurti 1” kur ky i fundit ishte Ministër i Infrastrukturës.

Tutje, ATV merr vesh po ashtu se është diskutuar edhe emrin i Dardan Sejdiut, ish-nënkryetarit të Prishtinës, por që Zogaj është kandidat që ka marrë pëlqimin nga shefi i partisë.

Ndryshe, aktualisht është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ajo që ka bërë publik emrin e kandidatit të saj, i cili do të kandidojë për kryetar të Prishtinës. Ai është Daut Haradinaj, vëllai i liderit të partisë, Ramush Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles