Site icon Prishtinapress

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau aksidentalisht vajzën dhe pastaj veten në Prizren

Dy persona janë gjetur të pa shenja jete në një shtëpi në Prizren.

Siç është raportuar, i vdekur është gjetur zyrtari policor, Sali Mazreku.

Mazreku dyshohet ka vrarë aksidentalisht vajzën e tij, e më pastaj ka kryer edhe vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, ka thënë PK.

Exit mobile version