Ky është vendimi i ri për kafiteritë dhe restorantet, ky është orari i ri

0
127

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka dalë me propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit në vendin tonë.

Me këtë rast, sektorit të gastronomisë nga nesër i shtohet edhe një orë e gjysmë punë e lejuar.

“Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme, iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete)”, thuhet në njërën prej pikave të këtij propozim-vendimit”.