Site icon Prishtinapress

Ky është personi që u vra mbrëmë në Lipjan

Mbrëmë në qytetin e Lipjanit ndodhi një vrasje në një kazino.

I vrari është një 36 vjeçar nga fshati Rrezallë e Skenderajit.

Merret vesh se personi i vrarë është Florent Ahmetaj.

Ai u gjet i vdekur në vendin e punës.

Policia e Kosovës në raportimin e saj  tha se dyshohet që vrasja ka ndodhur pas një grabitje në kazinon ku ishte duke punuar i ndjeri.

Ndërkaq në lidhje me vrasjet që po ndodhin nëpër kazino në Kosovë, sot pritet të dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Aty pritet të kërkohet edhe mbyllja e tërësishme e kazinove.

Exit mobile version