10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është personi që sulmoi gazetarin Valon Syla, akoma ndodhet i lirë

Gazetari Valon Syla u sulmua sot fizikisht në lagjen “Pejton” të Prishtinës, nga një person, fytyra e të cilit vërehet qartë në pamjet e publikuara në media. Ani pse sulmi ndodhi jo edhe larg Stacionit të Policisë, sulmuesi ndodhet akoma i lirë.

Policia ka konfirmuar se po merret me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka konfirmuar policia.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Sulmin e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shumë figura të njohura publike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles