Ky është kryetari i ri i Asociacionit të komunave të Kosovës

0
56

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur kryetarin e ri.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Para Ahmetit, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ishte Agim Veliu, ish-kryetari i Komunës së Podujevës, tani ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti.

Veliu kishte liruar pozitën në kohën kur ishte zgjedhur ministër i MPB’së në Qeverinë Kurti, ndërkaq ushtrues detyre ishte emëruar nënkryetari i AKK’së, Xhafer Gashi, i cili është kryetar i Komunës së Obiliqit.