1.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi s’e monitoroi Qeverinë në procesin e dialogut

Rreth 75 përqind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me Kuvendin në monitorimin e Qeverisë në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kjo shifër ka dal nga një sondazh i realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, i prezantuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Një nismë e tillë, ka të bëjë me koordinimin dhe hartimin e qëndrimeve të komisioneve parlamentare për procesin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që të jetë një proces me transparentë dhe llogaridhënës.

Jeta Krasniqi nga KDI-ja theksoi se është koha që komisionet parlamentare të kenë një koordinim mes vete rreth procesit të dialogut, meqë sondazhi i fundit është alarmant sa i përket monitorimit të Qeverisë nga ana e Kuvendit në procesin e dialogut.

“Nga sondazhet që KDI ka organizuar ka dal në pah që rreth 75 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me rolin monitorues që Kuvendi ka kryer ndaj ekzekutivit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo është një shifër alarmante që kërkon nga Kuvendi i Kosovës, nga komisionet përgjegjëse që të luajnë një rol më proaktiv sa i përket monitorimit të Qeverisë dhe për të garantuar atë transparencë që vet qytetarët janë duke e kërkuar”, theksoi Krasniqi.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica theksoi se dialogu duhet të jetë çështje mbi partiake, sepse është çështje e interesit, shtetëror dhe Kuvendi duhet ta luaj rolin e tij.

Reçica shtoi se takimi i këtij formati ka të bëjë me koordinimin dhe hartimin e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë.

“Dialogu është një çështje e interesit shtetëror, proces në të cilin Kuvendi duhet të luaj rolin e vet të pakontestueshëm, atë çfarë e ka si rol kushtetues dhe ligjor. Me anë të këtij diskutimi mendojmë të flasim hapur rreth rolit të komisioneve tona që komisionet mund të luajnë dhe duhet të kenë në procesin e monitorimit të ekzekutivit, gjithashtu të flasim rreth të ardhmes së këtij procesi”, tha Reçica.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu, duke paraqitur edhe qëndrimet partiake, ritheksoi se ata nuk janë për këtë lloj dialogu. Theksoi se është koha e fundit që si Kuvend, si deputet, ta kenë qëndrimin e qartë për dialogun dhe ta kenë qëndrimin për secilën marrëveshje të arritur në Bruksel.

Pasi, sipas saj, secila marrëveshje e nënshtruar në Bruksel është kundër interesave të Kosovës.

Mendojme qe është koha e fundit kur ne si Kuvend, si deputet, si grupe, apo subjekte politike ta kemi qëndrimin e qartë sa i përket këtij dialogu. Pasi është e rëndësishme që i gjithë ky proces të analizohet, të rishqyrtohet, të rivlerësohet secila marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel. Pasi si pasoj e këtij dialogu pa kushte dhe parime, Serbia e ka shtyrë përpara agjendën e vet, sot kemi buxhet paralel, gjykata etnike, amnistimin e kriminelëve serbë, listën serbe”, tha Haxhiu.

Kritika të shumta për këtë proces pati edhe deputetja e PDK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale Flora Brovina. Sipas saj, Kosova e ka tepruar me të drejtat për komunitetet, sepse e kemi bërë shtetin jo funksional.

“Ne kurrë s’diskutuam për dëmet e luftës, ne kurrë nuk diskutuam për dhunimet, kemi fakte kemi dëshmi kush i bëri, pse i bëri…klientela që unë mbroj kanë të ngritura aktakuza prej vitit 1999 me emër dhe mbiemër dhe ata nuk janë qytetar të Serbisë, por të Kosovës….tash po kthehem të Gjykata Speciale, kur fola për dënimin e kriminelëve serbë të luftës është e padrejtë që ata të dënohen në një shtet tjetër, pikërisht në shtetin i cili bëri krime, pra duhet të dënoheshin këtu. Tani lindi specialja, kam votuar kundër dhe prapë e them zëshëm se unë jam humaniste, në një Kosovë 95 për qind shqiptare, një shtet multietnik këtë se ka asnjë shtet këtë përqindje, as francezet as gjermanet, ne e kemi quajtur multuetnike dhe ne pranojmë të kemi gjykata monoetnike, shumë e padrejtë”, theksoi Brovina.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri Muhamet Mustafa vlerësoi se dialogu është çështje e interesit nacional, prandaj monitorimi i qeverisë duhet të jetë më i rreptë dhe me sistematik. Theksoi se duhet të jenë kritik ndaj vetvetes, sepse nuk kanë qenë shumë aktiv në këtë proces.

“Kjo çështje është e interesit nacional, interesit shtetëror të Kosovës që monitorimi i Qeverisë duhet të jetë më i madh, me gjithëpërfshirës me sistematik dhe se kemi nevojë që të bisedojmë për formatin, strukturën dhe mënyrën e udhëheqjes së mëtejme të dialogut. Sa i përket komisionit tonë, nuk kemi qenë aktiv, duhet të jemi kritik”, tha Mustafa.

Edhe kryetarët e tjerë të komisioneve ngritën çështje që lidhen me dialogun me Serbinë. Në emër të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje te FSK-s Nuredin Ibishi foli për Fusnotën e famshme, duke thënë se ka paraqitur probleme të shumta në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë, sikurse është INTERPOL-i. Ndërsa, pati një kërkesë për kolegët e tij të komisioneve tjera, që të shkojnë në veri meqë qeveria po heziton të shkoj dhe do ta shohin se realiteti është tjetër.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut Lirije Kajtazi kërkoi që në këtë proces të futet çështja e pagjeturve dhe se Serbia duhet t’i hap arkivat.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles