2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Kuvendi nuk miraton pikat e mocionit për vdekjen e Astrit Deharit

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar pikat e mocionit të paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje, në interpelancën e kryeministrit Haradinja, për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Kundër këtyre pikave votuan 42 deputetë, 31 ishin për dhe 7 abstenime.

Mocioni i paraqitur nga deputeti i VV-së, kërkonte 3 veprime të qeverisë:

Realizimi pa vonesa i hetimit të pavarur ndërkombëtar si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligj zbatuese të Republikës së Kosovës.

Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa.

Shkarkimi nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar – Dhurata Hoxhës, si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetime të pavarura.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles