Site icon Prishtinapress

Kuvendi mblidhet sot për ratifikimin e Demarkacionit

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

Mbetet ende e paqartë nëse Kuvendi i Kosovës i ka siguruar 80 votat e domosdoshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Koalicioni qeverisës, me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga opozita, pretendon se i ka 78 – 79 vota.

Sot mbetet t ëshihet nëse do të arrihet të sigurohet edhe mbështetja e një apo dy deputetëve tjerë në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i votave për ratifikimin e demarkacionit.

Exit mobile version