Mbetet ende e paqartë nëse Kuvendi i Kosovës i ka siguruar 80 votat e domosdoshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Koalicioni qeverisës, me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga opozita, pretendon se i ka 78 – 79 vota.
Sot mbetet t ëshihet nëse do të arrihet të sigurohet edhe mbështetja e një apo dy deputetëve tjerë në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i votave për ratifikimin e demarkacionit.