6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi i Shqipërisë përgatit rezolutë për UÇK-në, shoqëria civile e konsideron të vonuar

Pjesa e raportit të Dick Martyt, ku flet për ekzistencën e disa burgjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri të Shqipërisë, është bërë shkak që Kuvendi shqiptar të nis iniciativën për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar, i cili pretendon të bëjë verifikimin e këtyre dyshimeve. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, për Radio Televizionin Dukagjini ka dhënë detaje rreth kësaj iniciative.

Me iniciativë të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë pritet që shumë shpejtë të ngrit një Komision të Posaçëm Parlamentar, për hetimin e pretendimeve në raportin e Dick Martyt për luftën në Kosovë.

Në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini, deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili dorëzoi kërkesën në Kuvend, ka treguar se komisioni do të ketë qëllim hetimin për krimet e pretenduara në disa zona të veriut të Shqipërisë.

Për këto çështje, Balla tregon se edhe më herët janë bërë verifikime në Shqipëri.

“Institucionet qofshin shqiptare dhe jo vetëm kanë kryer verifikime në Shqipëri, ka kryer prokuroria, policia, kanë kryer institucionet tjera, kanë kryer institucionet tjera, intelegjenca gjithashtu ka vepruar dhe në këtë këndvështrim, bazuar edhe në një raport që ka publikuar EULEX-i, në prill të vitit 2014, është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe askush tjetër përveç Kuvendit të Shqipërisë t’i marri të gjitha këto raporte, t’i lexojë me kujdes dhe të përgatis vet një raport e cila do të çmontojë gjithë abuzimin e thënë deri tani se gjoja në Shqipëri, UÇK-ja paska kryer krime lufte, deklaroi për RTV Dukagjinin, Tulant Balla.

Mirëpo, për analistin nga Tirana, Ben Andoni, kjo rezolutë është e vonuar dhe nuk pritet të jap rezultate.

“Kosova nuk ka nevojë për lëmoshë, nuk ka nevojë për rezoluta, Kosova ka nevojë për qëndrim, ka nevojë për këshillim, ka nevojë ta ketë shtetin amë sa më fort që të jetë e mundur. Por të mjafton vetëm të dëgjosh debatet në Shqipëri, sidomos ndërmjet Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, e kupton që Kosova thjeshtë po përdoret për fushatën e cila në Shqipëri, defakto ka filluara”, deklaroi Ben Andoni.

Propozimi për ngritjen e kësaj rezolute, erdhi pas debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty-t, sipas të cilit UÇK-ja ka pasur burgje edhe në veri të Shqipërisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles