Site icon Prishtinapress

Kuvendi i ri i Kosovës, kështu do të jetë shpërndarja e deputetëve

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Pasi janë numëruar votat nga diaspora, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, KQZ do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas certifikimin e tyre.

Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

LVV – 58 deputetë

PDK – 19 deputetë

LDK – 15 deputetë

AAK – 8 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

KDTP – 2 deputetë

RI – 2 deputetë

IRDK – 1 deputet

Vakat – 1 deputet

PDAK – 1

UZ-AH – 1

NDS – 1

JGP- 1

NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i nevojitet një koalicion vetëm me partitë minoritare jo-serbe.

*Rezultati mund të ndryshojë vetëm te mandatet e partive minoritare, pasi KQZ të përditësojë rezultatin pasi u rinumëruan të disa qindra kuti të votimit.

Exit mobile version