Site icon Prishtinapress

Kuvendi i Kosovës me seanca solemne

Në 20-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ditën e hënë, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.

Me rastin e vitit jubilar të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qeveria ka organizuar manifestim gjithëpopullor me aktivitete të ndryshme prej 5-7 mars.

Exit mobile version