0.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Kushtetuesja tejkalon afatin për t’iu përgjigjur Thaçit

Gjykata Kushtetuese para dy muajsh ka pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të sqaruar nëse marrëveshjet e nënshkruara nga kreu i shtetit duhet t’i nënshtrohen ratifikimit në Kuvend ose jo.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se Kushtetuesja ka tejkaluar afatet për ta shqyrtuar këtë lëndë. Ata gjithashtu thonë se Thaçi shpreson që gardiania e Kushtetutës do t’ia mundësojë ta anashkalojë Kuvendin për marrëveshjen me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Para më shumë se dy muajsh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta bënte interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës, në të cilin thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast kreu i shtetit kishte kërkuar nga Kushtetuesja që të saktësonte nëse marrëveshjet e tilla konsiderohen të ratifikuara në momentin që nënshkruhen nga presidenti ose duhet të kalojnë edhe në Kuvend që të votohen me 2/3-at e votave të deputetëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar tashmë afatin kohor të përcaktuar me Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese, duke mos dalë ende me një interpretim rreth kësaj çështjeje.

Pavarësisht kësaj, nga Kushtetuesja i kanë thënë gazetës se vendimi mbi kërkesën e kreut të shtetit do të merret pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve kushtetuese të çështjes së parashtruar.

Ndërkaq ekspertët e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se pas tejkalimit të afatit kohor Kushtetuesja duhet ta njoftojë publikun nëse ka kërkuar kohë shtesë për ta trajtuar çështjen në fjalë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles