3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kush vendos dhe kur – se kush është fituesi i zgjedhjeve në SHBA?

Përplasjet rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale gjithashtu ka shtuar kritikat për një aspekt tjetër të zgjedhjeve në SHBA: parashikimet.

Madje, sipas një shkrimi të BBC, disa Republikanë kanë sulmuar rrjetet e lajmeve për projeksionin e një fituesi në shtetet, duke pretenduar se nuk është puna e tyre ta bëjnë këtë dhe rezultatet nuk janë të certifikuara.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Meqenëse nuk ka asnjë organ të vetëm zgjedhor mbarëkombëtar në SHBA, organizatat e lajmeve kanë bërë prej kohësh parashikimet e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve (ose javës, në këtë rast).

Ata e bëjnë këtë duke analizuar intervistat e votuesve, të dhënat e sondazheve dhe votat aktuale të numëruara në zona.

Rrjetet kryesore kanë projektuar gjithmonë fituesin kur të gjitha këto të dhëna tregojnë se një kandidat ka një epërsi të pamposhtur – disa e kanë përshkruar këtë si siguri 99.5%.

Mos harroni: këto janë gjithmonë parashikime dhe jo rezultate zyrtare, të cilat zakonisht zgjasin disa javë pasi shtetet mbledhin (ose rishikojnë) të gjitha votat e tyre.

Pasi të jetë bërë ky proces i rishikimit, shtetet thonë se rezultatet janë certifikuar dhe grupet e tyre të zgjedhësve – të cilët janë njerëzit që në të vërtetë votojnë për presidentin në Kolegjin Zgjedhor – janë bërë së bashku.

Këtë vit, ata kanë kohë deri më 8 dhjetor për ta bërë këtë. Zgjedhësit duhet të votojnë më 14 dhjetor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles