Kush është “Komandant Ujku”, ish-pjesëtari i UÇK-së që u arrestua sot nga Specialja në Belgjikë?

0
12

Pjetër Shala është arrestuar sot në Belgjikë, me urdhër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë në Hagë.

Atij, siç është njoftuar në një komunikatë për media,  i është konfirmuar aktakuza e Prokurorisë së Specializuar, shkruan lajmi.net.

Pjetër Shala ishte intervistuar më 20 shkurt të 2019-tës nga hetuesit e Speciales.

Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku” aktualisht është me banim në Belgjikë.

Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë.

Më vonë gjatë ditës ndërkaq pritet të ketë detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.