19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila tregon bisedën e bërë me një nënë, të cilës djali i shkoi në mërgim: Mos formimi i Qeverisë po humb shpresat e qytetarëve për ndryshim

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se shpresa ishte ajo që nxori qindra mijëra votues që kërkuan ndryshimin, të dalin të votojnë më 6 tetor, duke shtuar më tej se ajo shpresë po humbet çdo ditë me mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kusari-Lila po ashtu ka bërë publike një bisedë me një qytetare, e cila ka treguar se djali i saj është larguar nga Kosova për një jetë më të mirë, duke shprehur gjithashtu shqetësimin e saj lidhur me vonesat në krijimin e Qeverisë së re.

Shkrimi i plotë:

“Edhe një Lamtumirë
Mirëmëngjesi, e përshëndeta si çdo ditë tjetër, ndërsa prita buzëqeshjen e saj sikur jam mësuar. Ajo uli kokën dhe më përshëndeti: Mirëmëngjesi, me zë të pikëlluar dhe kokën e ulur.
– Si je sot? E pyeta
– Mirë me thënë, ma ktheu
– Pse, çfarë ndodhi? vazhdova unë
– U nisë djali për Francë, sot në mëngjes, më treguan se është nisur me disa lidhje, e puna e pret atje
– E familjen? Çfarë po ndodhë me gruan dhe vajzat? E pyeta unë
– I merr edhe ato pas gjashtë muajve…. Dhe loti i ra në faqe e sytë ju mjegulluan me mendimin se edhe reja me mbesa së shpejti do të marrin të njëjtën rrugë.
– Hajt se bëhet mire, u mundova ta ngushëlloj unë, kthehet djali e ndoshta edhe ju shkoni e vizitoni.
-po, po dikur bohët me tha me kokën ulur e mosbesimin në zërin e saj.
Gruas të cilën e takoj çdo mëngjes në shkallët e banesës, tashmë gjysma e familjes i kanë dalë jashtë, vëllai, mbesat e tani filluan edhe fëmijët e saj. Djali i madh ishte me punë në një komunë të vogël të Kosovës, por monotonia dhe mungesa e shpresës e shtynë të linte punën dhe të zgjedhë migrimin në këtë Janar të dekadës së re.
E deri sa u përshëndeta unë për të vazhduar orarin tim, më pyeti:
– A ka mori diçka të re në marrëveshje për Qeverinë?
– Bohet se shpejti, u mundova t’a ngushëlloj veten dhe gruan
– Për këta fëmijët tonë nëse bohet se neve na iki treni, ma ktheu.
E derisa po zbrisja shkallët të vazhdoj rrugën time, ajo vazhdoi: Vallahi që nuk bohet, kurkush s’ka me dalë me votu. Janë lodhë njerëzit edhe mo sen nuk presim prej këtij vendi.
– S’ka çare pa u bë më mirë, u mundova ta përmbyll me pozitivitet këtë bisedë tonën.
Në secilin ndryshim politik a shoqëror, shpresa e qytetarëve është faktori përcaktues se a do të ndodhë ndryshimi apo jo. Shpresa ishte ajo që nxori qindra mijëra votues që kërkuan ndryshimin, të dalin të votojnë me 6 Tetor. Ajo shpresë po humbet çdo ditë me fytyrat e ngrysura të liderëve pas mos-suksesit të arritjes së marrëveshjes së koalicionit për Qeverinë e re.
Sa rritet çdo ditë numri i lamtumirave të Nënave për bijët dhe bijat e veta të cilët vetëm kanë hequr dorë nga jeta në Kosovë, shpresa eksponencialisht humbet se vendi ka shans për progres.
Andaj, kjo thirrje për marrëveshje, nuk është vetëm sa për të pasë Qeverinë dhe për të ndarë postet në mes partive në pushtet. Kjo thirrje është për të mbajtur shpresën gjallë për Kosovën dhe për të ndalë lamtumirat dhe fytyrat e përlotura të nënave për fëmijët e tyre”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles