Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Agim Veliu është shkarkuar nga pozita e tij si ministri i Punëve të Brendshme për shumë arsye.
Kusari-Lila deklaroi se kryeministri, Albin Kurti do t’i shpjegojë të gjitha arsyet, transmeton Telegrafi.
“Është një mori rrethanash që kanë ndikuar në vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut. Kurti do t’i shpjegojë arsyet, ka të bëjë me mospërfshirjen e policisë në situatën aktuale, mos angazhimin e tij në Këshillin e Sigurimit. Kurti ka informuar Isa Mustafën për shkarkimin e Veliut dhe ai e ka konfirmuar atë”, tha Kusari-Lila në t7.
Më tej ajo deklaroi se shkarkimi i Veliut lidhet me atë se kush duhet të jetë përgjegjës t’i menaxhojë situatat, presidenti apo kryeministri.