9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit të ndalen menjëherë

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit, duke thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit, e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin.

Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook,  ka thënë se në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen.

Postimi i deputetes Kusari-Lila:

“Në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen. Abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin.

Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen MENJËHERË!”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/mimoza.kusari.3/posts/10157934526479855

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles