Site icon Prishtinapress

Kusari-Lila: Hoti shpejt do ta humbë pozitën e Kryeministrit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, ka shkelur të gjitha zotimet e tij të mëhershme me marrëveshjen në Washington.

Kusari-Lila në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në marrëveshjen e ShBA-së, ka devijime të natyrës kushtetuese.

Ajo ka thënë se Hoti duhet të ballafaqohet më këtë, dhe ashtu siç nuk e ka merituar pozitën edhe shpejt do ta humbasë.

“Aty ka devijime të natyrës se as emri Kushtetues si Republikë e Kosovës nuk është në dokumentin nga njeriu që është nënshkruar, i cili pretendon ta udhëheqë shtetin. Ndërsa për koncesionet që janë bërë aty ka qenë e paimagjinueshme për shumicën prej nesh duke u bazuar edhe në deklarata e Hotit, para se të shkonte në Washington se do të bënte koncesione të tilla”.

“Seancën ku ai raportoi për dialog në masë të madhe të gjithë atyre të cilët ai i pranoi dhe nënshkroi aty në një listë të zotimeve ai ka kundërshtuar fuqishëm se nuk do të ndodhë. Dhe tash duhet të ballafaqohet me të vërtetën e hidhur edhe në kuvendin e Kosovës, por duket se ashtu siç nuk e ka merituar pozitën ashtu do ta humbe shumë shpejt”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se përfshirja e Ujmanit në këtë marrëveshje është gjithashtu shkelje e Kushtetutës.

Sipas saj, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës, nuk vjen nga zotimet në Washington. Kusari-Lila, ka thënë se kjo qeveri duhet të bie sa më shpejtë dhe të shkohet në zgjedhje.

“Liqeni i Ujmanit është pasuri e Kosovës. Është liqen artificial i ndërtuar me kontribut të kosovarëve me një kredi e bankës ndërkombëtare për zhvillim. Futja e Ujmanit në një marrëveshje në të cilën parasheh fizibilitet për ndarje të resurseve të energjisë është shkelje e Kushtetutës dhe është një listë e zotimeve që nuk ka mundësi të realizohet”.

“ Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës nuk vjen nga zotimi që është bërë në Washington. Aty nuk ka asgjë specifike në raport me zhvillimet në Kosovë. Kjo qeveri është aq e paafte saqë nuk ka arritur ta kalojë asnjë ligj për Coronavirus. Në krejt çka është asocuar, kjo pako e rimëkëmbjes është 10 për qind e mjeteve të vetë kontributdhënësve. Prandaj krejt çka mund të presim është sa më shpejt shkarkimin e saj dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Exit mobile version