Site icon Prishtinapress

Kusari-Lila: Haradinaj tregoi se është i gatshëm të shkelë Kushtetutën si president

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kandidati për President, Ramush Haradinaj me qasjen e tij të votës “veresi”, ka treguar se është i gatshëm ta shkelë Kushtetutën ende pa hyrë në  Presidencë.

Kusari Lila ka thënë se Presidenti duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja.

“Një legjistraturë e re mbetet të zgjedhë presidentin dhe apo presidenten e re. Vetë qasja dhe hyrja e tij në garë për postin e të parit të vendit tregon se ai është i prirë për shkelje kushtetuese ende pa hyrë brenda në zyre. Mënyrën se si  e mendonte  tregtimin  e votës, t’ia merr dikujt, për t’ia  dhënë më vonë nga zyra e presidentin, tregon se ai është i prirë për shkelje Kushtetuese ende pa hyrë në zyrë”, tha Kusari Lila për Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të nevojshme për shkak të situatës që po kalon vendi.

Jemi në një situatë të tillë kur kemi krizë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe krizat të tjera me probleme të theksuara dhe me krizat e vazhdueshme institucionale që kanë ndodhur me veprimet e Gjykatës Speciale domosdoshmërish vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, shtoi Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se koalicioni është çakorduar, dhe nuk sheh jetëgjatësi të tij.

Deputetja e grupit parlamentar ka kritikuar Qeverinë edhe për dështim të menaxhimit të pandemisë, duke thënë se Kosova është ndër vendet më numrin më të lartë të vdekshmërisë në rajon.

“Nuk e besoj që ata janë duke e menaxhuar fare pandeminë. Numrat janë të atillë që tregojnë se thuajse nuk ke shtet ose mekanizëm shtetëror. Kemi kufizim të lëvizjes nga ora shtatë, kemi zona të përcaktuara përderisa nuk tregohen indikacione të uljes së numrit të infektuarve apo vdekjeve. Mbetemi vendi me vdekshmërinë gati më të lartë rajon”, tha Kusari-Lila.

Kryetarja e partisë Alternativa Mimoza Kusari-Lila, thotë se ajo në zgjedhjet e ardhshme synon të zyrtarizojë një koalicion me Vetëvendosjen.

“Synimi ynë është që të zyrtarizojmë koalicionin por vazhdojmë rrugëtimin së bashku”, shtoi Kusari-lila.

Kusari- Lila tha se më shumë që shtyhen zgjedhjet, Vetëvendosje do të forcohet.

“Edhe sa më gjatë që të shkojë mos mbajtja e zgjedhjeve do të forcohet VV-ja, dhe unë besoj që në një afat shumë shpejt do të kemi të përcaktuar edhe afatin e zgjedhjeve”, shtoi ajo.

Exit mobile version