8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Unë nuk jam Kennedy, as Hoti nuk është Lee Oswald, prandaj le ta presë Vitin e Ri me familjen e tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar sot kërcënimin që mori të shtunën përmes rrjetit social nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Lideri i LVV-së, tha sot se ai nuk është John Kennedy, ashtu siç Hoti nuk është Lee Oswald (personi që akuzua për vrasjen e ish-presidentit amerikan Kennedy), prandaj nuk mendon që është ndonjë gjë alarmante.

Postimi i Kurtit:

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar sot, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social.

Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pamatur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti, shkruan Telegrafi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/767993393700547

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles