10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se do të rishikohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë

Tridhjetë e tri marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Një gjë të tillë e kanë kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet që të udhëheq me ekzekutivin e vendit.

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe çfarë ka ndikuar në jetën e qytetarëve.

“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, tha Kurti, për Ekonomia Online.

Kurti thotë se muajt e parë të qeverisjes do të merren me këtë çështje duke mos neglizhuar mësimet pozitive dhe negative të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

“Ky është synimi ynë që në muajin e parë në zyrën e Kryeministrisë. E, në qeverinë tonë të përbashkët, të dimë si të ecim siç duhet pikërisht duke mos neglizhuar mësimet, qofshin pozitive apo negative nga e kaluara”, ka thënë Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles