6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, “por regjistrit të sëmundjeve kronike, të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”.

Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë tubimit të LVV-së në Gjakovë, për mobilizimin e protestës së 29 shtatorit, që organizohet nga kjo parti.

Ngaqë është i frikësuar për veten e tij nga gjykata speciale, Thaçi po përhap panik në të gjithë vendin për ndarjen e Kosovës, ka thënë Kurti.

“Presidenti e mendon Kosovën si një mall që mund të shitet me çmim të negociueshëm. Por ne duhet t’ia ndalojmë atij tërësisht tregtinë,” tha deputetja Nagavci. Ne nuk jemi të frikësuar, nuk jemi në panik dhe nuk i nënshtrohemi një njeriu.

“Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, por regjistrit të sëmundjeve kronike; të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”, u shpreh Kryetari Albin Kurti.

Po ashtu, kryetari Kurti përmendi dy takimet e tij të fundit, me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës, për të ritheksuar problemet e Kosovës dhe gatishmërinë e Lëvizjes për zgjidhjen e tyre tejpartiake.

Thirrja shkon për të gjithë Gjakovën dhe fshatrat e saj që të bashkohen me datë 29 shtatorë, ditën kur fillon fundi i Thaçit dhe fillimi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

“Gjakova dikur e industrializuar dhe sot e varfëruar nuk do të heshtë, por do t’i bashkohet masivisht dhe paqësisht protestës mbarëpopullore dhe tejpartiake të 29 shtatorit. Gjakova as nuk e harron të shkuarën dhe as nuk ndalet për ta kërkuar drejtësinë në të tashmen”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Nuk mundemi me fol për drejtësi nëse nuk i japim zë dhimbjes!”, tha zonja Kumnova. Ndërsa presidenti kurrë nuk i përmendi në bisedime të pagjeturit, krimet e luftës dhe dëmet që na i shkaktoi Serbia.

VV-ja vazhdoi rendin e tubimeve mobilizues për protestën e 29 shtatorit në Gjakovë. Në tubim bënë thirrje për bashkim kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, përfaqësuesja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nestrete Kumnova, luftëtari i UÇK-së Lekë Dobruna, deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Arbërie Nagavci dhe kryetari i qendrës së VV-së në Gjakovë, Agon Batusha.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles