18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon Delawien, i sqaron qëndrimet e VV-së për dialogun me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin amerikan Greg Delawie ku kanë diskutuar për funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Kurti përmes një komenti në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me Delawien kanë folur edhe për zhvillimin ekonomik, arsimin e punësimin, si dhe për dialogun me Serbinë.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delaëie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles