Site icon Prishtinapress

Kurti takoi ambasadorin Kosnett, biseduan edhe për coronavirusin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Lori Michaelson.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ambasadori Kosnett e përgëzoi Kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19.

Ndërsa, zonja Michaelson nënvizoi rëndësinë e orientimit të buxhetit të ri veçanërisht në aspekte zhvillimore.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës.

Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë./

Exit mobile version