Site icon Prishtinapress

Kurti takohet me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, flasin për zgjedhjet

Kryetari Albin Kurti takoi sot ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Gjatë takimit foli për zhvillimet e fundit politike dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Bashkë me ambasadorin ndamë mendimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë një proces të rregullt zgjedhor, demokratik e të lirë, me transparencën e nevojshme dhe me një fushatë zgjedhore të ndershme.

Mbi zhvillimet e fundit politike, Kurti i prezantoi ambasadorit Heldt prioritetet e Vetëvendosjes me theks në sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që gjeneron vende pune.

Exit mobile version